Shkup, 13 shkurt – Në vendkalimin kufitar me Serbinë në Tabanoc, me Kosovën në Bllacë dhe Jazhincë, si dhe me Shqipërinë në Qafë Thanë, sot janë vendosur mbishkrimet ne tre gjuhë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta KOHA.
Drejtori i Drejtorisë Doganore që paradite kishte paralajmëruar se gjatë ditës do të ndërrohen tabelat në të gjitja vendkalimet tjera kufitare.
“Planifikojmë që të gjitha të ndërrohen sot, duke pasur parasysh se mundësitë e firmave për mirëmbajtje që duhet ta bëjnë këtë, e me të cilat Drejtoria doganore ka lidhur marrëveshje”, tha Tanasoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të kurseve për mësim elektronik. (koha.mk)