Sfidat eliminatore të basketbollit për Botërorin në Kinë, janë duke u zhvilluar në të gjithë kontinentet. Në Amerikën Jugore, Argjentina mundi Paraguain me rezultat 83-59, mirëpo kjo sfidë do të mbahet mend për shkak të një incidenti të jashtëzakonshëm. Në një moment të ndeshjes, konstruksioni i tabelës së koshit u rrëzua dhe goditi në kokë basketbollistin e Paraguait, Alehandro Perralta. Mjekët intervenuan shpejtë në këtë situatë, mirëpo Perralta nuk mundej të vazhdojë të luaj. Për fat të mirë , Perralta kaloi me lëndim të lehtë dhe do të jetë gati për sfidat e tjera të basketbollit.