Unë,disa herë e kisha vizituar Mandricën dhe kam qënderuar me ditë të tëra. E bëra sikur të ishte vendlindja ime.U bëra shumë i afërt me ta! Më njihnin i madh e i vogël!
Nga Alush KAMBERI
Më telefonojnë miqtë e mi nga Mandrica e Bullgarisë dhe më thonë: Alush, ka kohë që nuk ke ardhë në Mandricë! Si duket na ke harruar! Duhet të vijsh! Kësaj radhe të ftojmë në Festën e fshatit, me njëzeteshtatë gusht! Të na vini!
-Po, keni të drejtë – i them unë Albenës, një zonje që e don Mandricën, që lufton, që shpirti shqiptar të rroj në këtë fshat…!Do të vij, sivjet, i them, pasi e pyes për shumë miqë të mi, pasi e pyes për gra plaka që më kanë shoqëruar dhe ua kam hëngër bukën, ma kanë shtruar sofrën, me zemër të bardhë…Me keqardhje do të kuptoj edhe për disa të tjerë që nuk janë më në mesin tonë!
Unë,disa herë e kisha vizituar Mandricën dhe kam qënderuar me ditë të tëra. E bëra sikur të ishte vendlindja ime.U bëra shumë i afërt me ta! Më njihnin i madh e i vogël! Por, tani, filloi të më preokupojë udhëtimi im i radhës në Mandricë…Jo që brengosesha se kujt, çfarë dhurate t’i marr, por, deshta t’i befasoj me diçka që do ta lartësonte e begatonte Festën e tyre…Duke menduar për këtë vizitë, më erdhi një ide: të marr me vete disa këngëtarë dhe të jehojë edhe kënga që ne do ta sjellnim në Mandricë, së bashku me këngët e vjetra të tyre…
E kërkoj këngëtarin Jashar Sejdiun dhe ia shpaloj idenë time! Ai, nuk ma zgjati fare! Më tha se unë jam i gatshëm, së bashku me Idajetin (dy vëllezërit Sejdiu, pra)të vijmë kur të na thoni, pa kurrëfarë kompenzimi! Iu falenderova për vullnetin e tij dhe i thash që të takohemi, të bëjmë një plan konkret! Jashari më thotë se është mirë të marrim edhe ndonjë këngëtare, që të jemi më interesantë…Ai pasi bëri disa kontakte që e rrefuzuan ftesën tonë, ma propozon Revajete Fazliun ! Edhe Revajetja, njësoj si Jashari, e priti shumë ngrohtë dhe pa dilemë Ftesën që ta vizitojmë Mandricën, por, kishte dëshirë, që, së bashku me të, të udhëtoj edhe bashkëshorti i saj,Hakiu!
Një mik i Jasharit nga Gostivari,duke e dëgjuar bisedën tonë, na thotë: udhëtimin e keni falas prej meje, me kombibusin tim, thotë Qufliu! Të gjitha shpenzimet i marr unë mbi vete, sepse, ua kemi borxh këtyre njerëzve të gjakut tonë që ruajnë ende, me fanatizëm prejardhjen e tyre!
Unë, u falenderohem të gjithëve (Jasharit, Revajetes dhe Hakiut, por,në mënyrë të veçantë edhe Qufliut)! U bë mirë, them në vete, sepse, e dij se kjo do të jetë një ngjarje për mandericasit! Do të jetë një befasi që nuk do ta harrojnë kurrë, sepse, shekuj kanë kaluar, e ata nuk kanë patur mundësi që Mandricën ta vizitoj ndonjë shoqëri apo grup këngëtarësh nga viset shqiptare…!
E marr në telefon Albenën në Mandricë dhe i them: Albena! Ti më ftove vetëm mua në Mandricë, por, unë dua t’ju bëj një befasi! Do të vij me një grup këngëtarësh, që festën tuaj tua bëjmë edhe më të bukur!
-Kjo është një mrekulli! – më thotë Albena! Por, më thoni, sa vetë jeni që t’ju vendosim në hotel?
-Jemi gjithsejt gjashtë vetë – i përgjigjem unë!
-Më keni gëzuar shumë, shton Albena, por, siç jam gëzuar unë, do të gëzohet edhe i tërë fshati!
-Përshëndete Ivajllon dhe të gjithë vëllezërit e mi në Mandricë, -e përfundoj unë bisedën telefonike…
Udhëtojmë nëpër Bullgari, për të ecur drejtë Mandricës, që gjendet në trekëndëshin Bullgari -Turqi-Greqi, fare në pikën kufitare. Udhëtimi ynë shoqërohet me këngë dhe me tingujt e çiftelisë…Ndalemi të drekojmë, por, Qefaliu nuk na len që ta fusim dorën në xhep! Na thotë se, çdo gjë që do të hamë e pijmë, është në llogarinë time! Eshtë një udhëtim i këndshmë, që të mos e harrosh asnjëherë në jetë! U miqasuam sikur gjithë jetën të ishim bashkë…!
Më në fund, arrijmë në Mandricë! Fshati është i mbushur me njerëz! Kanë ardhur mandricas nga të gjitha viset e Bullgarisë, kush ku është vendosur në bazë të nevojave jetësore! Ata kanë ardhur familjarisht që ta kremtojnë Festën e fshatit.Shumica prej tyre, më njohin, por, edhe të panjohur afrohen, na përqafojnë dhe na shprehin mirëseardhje…Afrohet Katerina, Evdokia, Dimitri, Konstatini, Albena, Sulltana…Afrohet edhe Ivajllo, një ativist i madh i fshatit! Ai ka bërë shumë për Mandricën…Ivajllo është një djalosh i moshës së mesme, ka qenë dhe është sportiest i dalluar në not…Ai, është i pandalshëm!
Ivajllo më tregon se si nëna e vet ia ka lënë amanet që të punoj për Mandricën, të punoj për shqiptarët dhe ta dij se në damërët e trupit të tij,lëviz gjak shqiptari! Mos e harro këtë amanet,-i thotë nëna e vet…!Ne,katër shekuj nuk jemi dorëzuar, edhepse kemi përjetuar situate të rënda që të na kthejnë në bullgarë, por, qëndruam si kështjellë e paprekur! Ishim dhe mbetëm shqiptarë…Tregonu edhe fëmijëve tuaj! Le të ec ky amanet brez pas brezi, ashtu si kemi vepruar ne…Edhe fëmijëve në djep, u kemi folur shqip…!
Ivajllos, do t’i shpërthejnë edhe lotë deri sa i përsëritë fjalët e nënësë së vet! Gjatë kohë më janë sjellur në kokë fjalët e mamit tim…Por, koha e bën të veten!Ndryshe ka qenë Mandrica, kur ata kanë jetuar dhe punuar në fshat, anë qenë të lidhur për fshatin! Të gjitha shtëpitë kanë qenë të mbushura me njerëz, të rinj e pleqë…Kanë komunikuar në mes veti, kanë kënduar, kanë bërë ahengje, kanë bërë dasma bashkë, kanë folur të gjithë shqip, kanë jetuar sikur të gjithë të jenë në një sofër! Sot është ndryshe! Njerzit janë shkolluar dhe kanë patur nevojë të punësohen, ë krijojnë ekzistencën e tyre! Ne, jemi të izoluar këtu! Me kilometra larg, janë qytetet më të mëdha! Ivajllovgradi qëështë një qytezë më e afërt, është e vogël për t’i përmushur të gjitha nevojat tona…! Prandaj, njerëzit kanë ikur, janë larguar nga fshati…Mandrica është boshatisur…Kanë mbetur vetëm pleqtë, kurse të tjerët, vijnë vetëm për fundjave dhe festa…Fëmijët në mjedise të reja,harrojnë të flasin shqip…Këto janë problemet tona që na bëjnë ta humbim vullnetin…!
-Po,megjithatë,ju punoni, Ivajllo, nuk rini duarkryq?
-Po, mundohemi ta bëjmë edhe të pamundëshmën, të mundëshme! Mua dhe Albenës, na erdhi ideja që Mandricën ta shndërrojmë në Qendër turistike rurale! Dhe, ia arrijtëm qëllimit. Formuam Shoqatën për ripërtrirjen e Mandricës! Siç e shihni, bëmë hotel të bukur në fshat, që mban emrin ,,Bukor shepi’’(Shtëpi e bukur) , bëmë pishinën gjithashtu të bukur, kemi marrë iniciativë që t’i ringjallim të gjitha zejet e fshatit, duke hapur dyqane, ku do të punojnë mjeshtër të ndryshëm…Verë e dimër, ofrojmë kushte jashtëzakonisht të volitshme për turizëm, gjah dhe zbavitje! Punët kanë nisur mbarë dhe dhashtë Zoti të na ndihmojë në rrugëtimin tonë që ta ,,ngjallim’’ Mandricën…!
Duke ecur nëpër fshat, më ra në sy një djalosh, ndoshta dhjetë vjeçar se si troket nëpër dyerët e shtëpive të fshatit!Ai i njohton të gjithe fshatarët se sonte do të ketë Koncert me këngë shqipe…!
E ndali dhe e pyes: Të tha dikush ta bësh këtë punë?
-Jo, -thot ai. E bëj vetë, sepse, memxi presë të dëgjojë këngë shqipe! Shumë jemi gëzuar…!
Në mes të fshatit është vendosur një skenë, me instalim edhe të mikrofonëve për këngëtarët! Por, ajo që do të na befasoj më së tepërmi, është vendosja e flamurit shqiptar dhe ati bullgar, bashkë! Janë vendosur në një shtyllë të gjatë dhe era vazhdimisht i valëvit ato…Afrohet edhe koha kur artistët tanë do të dalin në skenë! Njerëzit kanë zënë vendet e tyre, në ulëse para skenës dhe me padurim presin të shpërthej kënga!
Në skenë del Ivajlo! I përshëndet të gjithë mandricasit, duke ua bërë me dije se sonte do të përjetojnë një Mbrëmje të veçantë! Për herë të parë – thotë ai, sonte në fshatin tonë, kanë ardhur vëllezer shqiptarë nga Tetova!
Shpërthejnë duartrokitjet…Nuk ndalen…!
…Kanë ardhur që të këndojnë para nesh…kanë ardhur që të na e bëjnë edhe më të bukur Festën tonë…Këtu e kemi edhe Alushin, mikun tonë…Ju e dini kush është Alushi…Eshtë i pari gazetar që ka shkelur në fshatin tonë…është i pari që ka shkruar libër për fshatin tonë…! Unë dua ta thërrasë që të na përshëndesë, sepse, edhe ashtu, ka disa vite që nuk na ka vizituar…
Unë dal dhe i përshëndes…Edhe shqip, edhe bullgarisht, aq sa dija, për ata që nuk e kuptonin shqipen…Mundohem të them edhe ndonjë fjalë në zhargonin e Mandricës, për të bërë edhe pak humor dhe ju them se ua kam sjellur këngëtarët më të mirë dhe këngët më të bukura shqipe nga Tetova…! Dua të gëzohemi bashkë dhe të kënaqemi bashkë…!
Në skenë dalin artistët tanë, vëllezërit Sejdiu dhe Revajete Fazliu! Dalin me veshje kombëtare dhe me çifteliat në dorë! Duartrokitjet, nuk kanë të ndalur! Jashari dhe Idajeti e nisin me këngën ,,Moj e majrë e hollë e gjatë…’’! Pastaj, e merr mikrofonin Revajetja…Publiku është kallur…duartrokitjet nuk ndalen…! Disa edhe i fshijnë lotët! Ky është një përjetim i rrallë i tyre…nuk kanë patur raste të tilla më parë…Do të ngrihen të lozin edhe valle…Më kapin edhe mua për krahu që t’i prijë valles…! Aheng i madh, gëzim i madh, përjetim i rrallë për ta…!
Dhe, të gjithë do të më urojnë: ,,Perendia të dhashtë shindet që na gëzove’’!
Legj.
Sulltana dhe Evdokia (stomatologia e parë), flasin shqip, sikur të jenë plakur në Korçë..
Shqiptarët e vjetër të Mandricës