Athinë, 16 tetor – Takim i fshehtë, sipas gazetës greke “Ta nea”, kanë pasur dje kryeministri grek Aleksis Cipras dhe partneri i tij i koalicionit dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Takimi nuk është realizuar në pallatin e kryeministrit, por në Klubin e personave ushtarak, ku shkurt pas orës 15 kishin edhe drekë pune.
Sipas “Ta nea”, dy partnerët e koalicionit, e kanë konfirmuar marrëveshjen e tyre për të vazhduar së bashku deri në mars, gjegjësisht deri në momentin kur Marrëveshja e Prespës të arrij në Kuvendin grek.
“Gjatë drekës, që ishte pas sulmeve të fuqishme ndaj kryetarit të Grekëve të pavarur nga numri i madh i funksionarëve të SYRIZA gjatë takimit të Komiteti qendror, Cipras dhe Kamenos janë pajtuar se pavarësisht çfarëdo dallimi mes tyre, të vazhdojnë së bashku të paktën deri në mars, kur pritet që në Kuvendin grek të arrij Marrëveshje a Prespës”, shkruan gazeta greke.
Takimi pason pas kthimit të Kamenos nga SHBA-ja, ku foli për planin B për Marrëveshje e Prespës dhe shkaktoi reagime në Greqi, si nga anëtarët e Qeverisë, ashtu edhe nga partitë opozitare.
Siç raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina, edhe pse mediat greke dje në mëngjes thonë se është i mundshëm një takim mes Cipras dhe Kamenos, megjithatë, zyrtarisht asgjë nuk është paralajmëruar, ndërsa vetë ministri i Mbrojtjes në intervistën e djeshme për ERT, refuzoi që të jap përgjigje konkrete nëse dhe kur do të takohet me kryeministrin grek.
Nuk ka konfirmim zyrtar për takimin as nga kabineti i Cipras, as nga kabineti i Kamenos.
“Ta nea” bashkëngjitur me tekstin, publikoi edhe fotografi nga momenti kur, veçmas, me dallim prej tre minutash, arrijnë Kamenos dhe Cipras.
Dy partnerët e koalicionit, sot, publikisht dhe zyrtarisht do të ulen në tryezë të përbashkët në seancën qeveritare me të cilën do të kryesojë kryeministri grek Aleksis Cipras, ndërsa pjesëmarrës do të jenë të gjithë ministrat.