Szoboszlai mund t’i bashkohet Bayernit

Sipas Bild, skuadra gjermane Bayern Munich është e interesuar në mesfushorin hungarez, Dominik Szoboszlai. Për shkak të paraqitjeve të mira që 18 vjeçari i ka pasur në Liefering, tani ai ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Është raportuar se edhe skuadra e Juventusit është e interesuar që ta përvetësojë atë. Futbollisti Szoboszlai ka pasur katër paraqitje për skuadrën austriake dhe gjithashtu ka qenë pjese e përfaqësueses hungareze në U-21.