Portierin e Juventusit dhe të Përfaqësueses së Polonisë, Wojciech Szczesny, tifozët e kanë dashur qëkur ishte pjesë e Arsenalit, ndërsa përkrahje të tillë ka edhe tash i pjesë e skuadrës italiane. Gjatë qëndrimit të tij në Londër ai ishte shoqëruar me futbollistin anglez, Jack Wilshere, i cili ishte bërë shoku i tij më i ngushtë, shkruajnë mediat angleze, përcjell zeri.info.
Polaku e ka zbuluar një anekdotë interesante për mesfushorin Wilshere.
“Wilshere është miku im më i mirë, pos Grzegorz Krychowiakut, ndërsa në dasmën time është dehur aq shumë saqë e kemi kërkuar për dy orë të tëra, e kemi gjetur teksa po flinte në shkurre”, ka thënë Wojciech Szczesny për “Foot Truck”.
Wilshere momentalisht luan në West Ham, ndërsa Szczesny po duket të jetë një zëvendësim i mikë i portierit legjendat të Juventusit, Buffon.