Wojciech Szczesny, heroi i mbrëmjes Milan-Juventus, pasi penalltia që priti ndaj Higuain i dha Juventusit një marsh më shumë për të mbyllur llogaritë, foli për “Sky” pas ndeshjes: “E njoh dhe i njoh penalltitë e tij… Sigurisht, jemi stërvitur shumë bashkë ndaj edhe e dija se si do të godiste. Ai më njeh mua gjithashtu. Godet fort dhe me top në tokë, por në këtë rast isha edhe me fat, sepse shtylla më erdhi në ndihmë”, përfundoi polaku.
https://www.youtube.com/watch?v=nCfkORshKxU