Kampionati holandez vjen me 2 përballje në ekranin e Supersport. PSV Eindhoven po kalon një periudhë të shkëlqyer me 8 fitore në po kaq ndeshje dhe me 30 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Përballë Emmen kampionët në fuqi mund të konsiderojnë veten si favoritë absolut pasi vështirë se kundërshtari mund t’i surprizojë. Ndërsa Ajaxi i vendit të dytë do të tentojë t’i qëndrojë pranë PSV Eindhovenit kryesues dhe për ta bërë diçka të tillë duhet të fitojë ndaj Heerenven në transfertë.
Në Francë PSG nuk njeh rivalë. Pas 9 javësh kampionat parizienët janë shkëputur që tani me 8 pikë ndaj vendit të dytë dhe sigurisht që kundër Amiens shanset që rivali t’i ndalë ata janë thuajse zero.
Bundesliga gjermane përmes kanalit Eurosport 2, vjen me duelin interesant Wolfsburg-Bayern. Këta ta fundit si rrallë herë nuk fitojnë prej 3 javësh dhe në skuadër klima është e tensionuar për shkak të konflikteve që kanë me teknikun Kovac disa prej lojtarve, gjithsesi përballë Wolfsburg do të tentojnë t’i lënë pas debatet e brendshme dhe ti rikthehen fitoreve. Takimi tjetër për të gjithë të apasionuarit e futbollit gjerman është Schalke 04-Werder Bremen.