Athinë, 15 janar – Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kryeministri grek Kirijakos Micotakis kërkoi respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Prespës de e finalizoi kthimin për 180 shkallë të qëndrimin për këtë çështje, komentojnë nga partia opozitare greke SYRIZA.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, partia e përshëndeti qëndrimin e Micotakis dhe kërkoi nga qeveria greke menjëherë t’i sjellin për ratifikim në Parlament tre marrëveshjet me vendin tonë.
“Micotakis pasi fillimisht shkaktoi turbulenca pa precedent në vend me populizmin e tij radikal, pasi së pari u identifikua me Agimin e artë në gjuhën e urrejtjes kundër Qeverisë së SYRIZA-s dhe pasi e ekspozoi vendin ndërkombëtarisht ndaj hipokrizisë së tij, tani ka finalizuar një kthesë për 180 shkallë për këtë çështje”, thonë nga SYRIZA.
Nga partia shtojnë se e përshëndesin qëndrimin aktual të kryeministrit grek “i cili tani, tashmë në një mënyrë zyrtare, e respekton Marrëveshjen e Prespës”.
“Si hap tjetër, e presim faljen që i detyrohet SYRIZA-s për shpifje dhe popullit grek për mashtrimet me gënjeshtra. Më në fund në Parlament për t’i sjellë marrëveshjet dypalëshe për ratifikimin që e shtyn, sepse ka frikë nga partia e tij”, komentojnë nga SYRIZA.
Marrëveshjet konkrete nga mesi i shtatorit u dorëzuan në Parlament, megjithatë për shkak të reagimeve dhe kërkesës së liderit të SYRIZA-s Aleksis Cipras, ratifikimi që të jetë me votim publik, procedurat u ndaluan.