Një 22-vjeçare e famshme e rrjeteve sociale, e cila ka lindur me një shenjë në sy, vendosi që t’i përgjigjet të gjithë atyre që e pyesin se çfarë ka që nuk shkon me syrin e saj. Sonia Leslie ka rreth 55.000 të regjistruar në kanalin e saj në Youtube, aty ku jep këshilla bukurie. Ndërsa në rrjetet sociale ka mijëra ndjekës që i ka fituar me fotot ku tregon talentin e saj në “make up”. Pasi nuk duroi dot më pyetjet pa takt mbi shenjën e lindjes që i rrethon irisin e syrit të djathtë, 22-vjeçarja përdori Instagramin për t’i dhënë përgjigjen atyre që e bezdisnin. “Syri im është shumë në rregull. Ju lutem, boll më pyetët për të. Së pari, është shumë e pasjellshme. Së dyti, shikoni punët tuaja”, shkroi Sonia.
“Syri im është shumë në rregull” (FOTO)
Leave a comment