Një turiste gjermane ka rënë pre e hajdutëve në Syrin e Kaltër në Sarandë ku kishte zgjedhur të shijonte këtë bukuri të rrallë të natyrës shqiptare. Pushuesja 59-vjeçare me inicialet F. M., me banim në Gjermani, kishte parkuar automjetin e saj tip “Benz” te Syri i Kaltër, kur në kthim ka konstatuar se i kishin vjedhur çantën e shpinës me rroba. Po ashtu, ajo kishte në makinë edhe një kamerë të markës “Olimpia” dhe 200 euro. Policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.