Analisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga Vetëvendosje.Syla tha se protesta, që i përngjan asaj të Azem Vllasit e Kaqusha Jasharit në vitin 1998, u kamuflua si protestë kundër Thaçit por në fakt ishte protestë kundër Shpend Ahmetit e PSD’së shkruan gazetametro.net
”Protesta e sotshme i përngjanë asaj të Azem Vllasit e Kaqusha Jasharit e vitit 1988… një inskenim tash me autobusa se u nisen këmbë krejt Kosova.. minatorët me flamura të Trepçës, gjakovarët me fjalime, aktorë e Kasapoll teatri, që fillojnë fjalime me punëtorë dhe puntore dhe studentë e studente, kishe kundër Hashim Thaçit, por në fakt kundër PSD’së të Shpendit, Dardanit dhe Molliqajt”.
Tutje, Syla tha se munguan vetëm jugortët dhe flamuri i Jugosllavisë dhe se Kurti u mundua ta shpall Thaçin Milosevic ndërsa socializmin ta patentojë vetëm për vete dhe të vendos vetëm ai.
Munguan vetëm jogurtat dhe flamuri i Jugoslavisë i lidhun me flamurin shqiptar. Albin Kurti u mundua që Thaçin ta shpallë Miloshevic dhe ta pantentoj një herë e përgjithmonë socializmin për veti, pëkatësisht, Vetëvendosjen, me Vendos veç Vet.