SYARTA: Nuk kam frikë nga konkurrenca (FOTO)

98

Një rrëfim ndryshe i një këngëtare që ka sjellë një frymë tjetër në tregun muzikor shqiptarë. Syarta zhvesh petkun e artistes për t’ju përgjigjur pyetjeve tona me një sens të hollë humori. Ajo flet për profesionin dhe pasionin e saj dhe na zbulon disa detaje për veten të pabëra publike më parë. Një intervistë plot të papritura, ashtu siç realizohen bashkëbisedimet e vërteta për gazetën KOHA, mos e humbisni

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Je një këngëtare e re në tregun e showbiz-it, por me stil shumë të veçantë; do vazhdosh ta ruash këtë stil?

Po, stilin tim do ta ruaj, do mundohem të jem më e veçantë, edhe pse është pak vështirë, sepse ka kaq shumë artistë. Do mundohem të mbetem unike në stil.

KOHA: Çfarë ka të re në projektet e tua?

Është një këngë me një titull fantastik, ose me duket mua, me një ritëm veror dhe mjaft simpatik. Gjithsesi nuk dua të flas para se te jete gati edhe pse mund te jete gati brenda pak kohesh, ama kjo pandemia pezulloi shume gjera.

KOHA: Ke hyrë në showbiz në një moment kur realisht ka goxha emra të mirënjohur në muzikën shqiptare; ke frikë nga konkurrenca?

Jo, nuk kam frikë nga konkurrenca, me punë arrihet çdo gjë. Nëse punon shumë, suksesi do të vijë.

KOHA: Ka edhe këngëtare të reja që janë shumë premtuese. A i ndjek koleget e tua?

Sigurisht, disa prej tyre i kam shoqe dhe kemi raporte të mira. Iu uroj suksese (qesh)!

KOHA: Pse të pëlqen të mos ndryshosh shpesh “look”?

Mundohem të jem sa më moderne e aktuale, por gjithmonë me stilin e Syartës.

KOHA: Marrëdhëniet me ndjekësit, si i ke? Të shkruajnë, iu përgjigjesh?

Marrëdhëniet me ndjekësit i kam shumë të mira. Mundohem t’iu përgjigjem të gjithëve, por është e pamundur. Megjithatë iu them që i dua shumë dhe janë ata që më japin forcë për të bërë gjëra edhe më të bukura.

KOHA: Po rrjetet sociale, i përdor?

Përdor rrjetet sociale “Instagram” dhe “Tik Tok”

KOHA: Je energjike si natyrë?

Jam shumë energjike, nuk përtoj të provoj gjëra të reja dhe lëviz shumë. Në studio jap energji maksimale, që ndjenjën e këngës ta transmetoj te publiku kur ta dëgjojë.

NUMEROLOGJIA

Çfarë të kujton numri 11?

Që në numerologji ekzistojnë numra kaq simpatikë.

Të ka ndodhur të pish ndonjë kafe për 11 minuta?

Nuk e kam matur kohën, të them të drejtën, por zor se mund të kem pirë ndonjë kafe 11 minuta fiks. Mund të kenë qenë më tepër, ashtu si mund të kenë qenë edhe më pak.

Të kujton numri 11 ndonjë titull libri që ke lexuar?

Nuk e di pse më erdhi në mendje direkt libri “11 minuta” e Paulo Coelhos

Numri 11 konsiderohet për ty numër fati?

Jo. Më duket se numrat e mi të fatit janë të tjerë. E shikoni sa rëndësi i kushtoj, nuk i mbaj as mend…

Çfarë mund të bëj Syarta për 11 minuta?

Një dush të shpejtë…

Kush është për ty njëshi tjetër?

Mami im.

E kishit menduar se ky numër do të përdorej kaq shumë në një intervistë?

Jo, por po më pëlqen shumë si fakt. Është shumë funny… Sa mirë që ju ka shkuar mendja!

A ju ka ardhur në majë të hundës kjo shifër?

Kam frikë se do më vijë pas kësaj interviste, se nuk kam menduar ndonjëherë për kaq shumë gjëra në lidhje me 11-n.

Keni ndonjë kujtim të veçantë nga koha kur ke qenë 11 vjeçe?

Tani po, që u lodha me këtë numër, sepse më duhet të rrëmoj nëpër kujtime. (Shaka) Nuk e di pse nuk para i lidh gjërat me moshën, ndaj nuk e kam fare parasysh si periudhë.

Ku ju gjen zakonisht ora 11 paradite?

Në pune ose në krevat kur jam pushim!

Po ora 11 e mbrëmjes?

Në shtëpi, kryesisht duke parë diçka në televizor, duke lexuar ndonjë gjë ose, nëse marr laptopin me vete, duke i vënë gjërat në vijë për të nesërmen.

Muaji i 11-të i vitit është nëntori. Çfarë te kujton ky muaj?

Festat e Nëntorit.

Pa i numëruar, mendon se i kemi kaluar 11 pyetje?

Po më duket se kemi bërë 111 deri tani.

A është ky numër i barabartë me këngët e një albumi?

Mund të qëllojë, por në botë bëjnë gjithnjë më shumë se 11 këngë, kurse në Shqipëri bëjnë 11 e poshtë.

Çfarë mendimi ke për këtë 11-minutësh?

Ishte shumë i këndshëm, shumë intensive në kërkim të përgjigjeve për pyetjet me të përbashkëtin objektiv, numrin 11. Pothuajse gjatë gjithë kohës më dhuroi buzëqeshje. Faleminderit! Kisha nevojë për një break të tillë, në ditën time me 11+x punë.