Suzuki Jimny i ri, një G-Class dhe defender i vogël (FOTO)

Kompania japoneze që merret me modifikimin e veturave, DAMD, zyrtarisht ka prezantuar paketën e saj për modifikimin e gjeneratës së re të modelit të Suzukit – Jimny.

DAMD ofron dy paketa për Jimnyn e ri dhe që të dyja përfshijnë ndryshimin e pjesës së përparme (maskën e përparme, mbrojtësin e përparmë dhe kofanon), transmeton Koha.net.

Me paketën e parë, pjesa e përparme e Jimnyt duket shumë ngjashëm sikurse e G-Classës së Mercedesit, ndërsa paketa e dytë Jimnyn e ri e bën të duket sikur Defenderi i Land Roverit.

Gjithashtu, ndryshime të vogla ka pësuar edhe pjesa e pasme e Jimnyt të ri si dhe në dispozicion ka edhe set të ri të rrotave.

Gjithashtu, DAMD këtë projekt të saj do ta prezantojë në panairin e ardhshëm të veturave të modifikuara – Tokyo Auto Show, i cili do të mbahet nga 11 deri 13 janari.