Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, nuk ka pranuar të komentojë performancën e zyrtarëve pas një vendimi të diskutueshëm të VAR, në humbjen 3:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Sheffield UTD. Vendasit kaluan në epërsi përmes Sander Berge, në minutën e 31’, dhe dy minuta më vonë, rezultatin barazoi Harry Kane, gol i cili u anulua nga VAR. Sheffield me dy gola të tjerë, çoi rezultatin në 3:0, dhe Harry Kane arriti të shënonte sërish, por që ishte vonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 90’.
Pas ndeshjes, Jose Mourinho nuk ka dashur të flasë për zyrtarët e ndeshjes, për të evituar çdo suspendim të mundshëm të tij. “Nuk mund të them se çfarë mendoi. Do të ishte në telashe, do të suspendohesha. Nuk dua të më ndodh ajo. Do të doja të tregoja, por nuk mundem”, ka deklaruar Mourinho. “Ai që është këtu (në fushë) nuk është gjyqtari. Gjyqtari është fshehur në ‘St George’s Park’. Vendimet kryesore tani merren nga njeriu që nuk është në zyre”, deklaroi Mourinho.