Suso dhe Milani i kanë hapur diskutimet mes tyre për një marrëveshje të re, shkruan Calciomercato. Agjenti i spanjollit, Alessandro Lucci dhe drejtori teknik i Milanit, Leonardo, i kanë filluar bisedimet para se të mbyllej afati kalimtar i transferimeve. Ende janë disa detaje për t’u përpunuar pasi që Susos i kërkohet të punojë në fushë dhe të punojë me disa nga lojtarë e ri. Për Suson gjatë kësaj vere janë interesuar disa skuadra si Roma e Napoli, mirëpo sulmuesi anësor ka vendosur që të mbetet në San Siro.