Suso do të vazhdojë në Milano. Në mungesë të marrëveshjes zyrtare, klubi kuqezi dhe përfaqësuesit e sulmuesit nga Andaluzia kanë arritur një mirëkuptim për vazhdimin e kontratës, duke mbyllur kështu dyshimet, që prodhuan edhe frikë për muaj të tërë. Sipas informatave të publikuara nga “Tuttosport” dhe të konfirmuara nga burime të afërta me Milanin,
Suso ka nënshkruar për rinovimin e afërt të kontratës së tij deri në qershor 2021, duke e zgjeruar marrëveshjen aktuale edhe për dy vite. Sulmuesi nga Kadiz, tani 23 vjeç, iu bashkua Milanit në janar të vitit 2015 nga Liverpul, por integrimi i tij në klubin e kuqezinjve ishte aq i vështirë, sa në sezonin 2015-2016 ka luajtur i huazuar në Xhenoa. Performanca e tij solli interesim nga disa klube, duke përfshirë Atletiko Madridin, çka shtoi urgjencën e Milanit për të ndërmarrë rinovimin.
Pronarët e rinj të Milanit ishin të gatshëm për ta bërë atë një nga figurat më të rëndësishme kuqezi dhe pas javësh negociata e kanë arritur marrëveshjen në parim, me të cilën Suso do të marrë një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh dhe do të vazhdojë në këtë klub edhe për të paktën katër sezone.