Surprizon Flori Mumajesi, bën dedikimin e rrallë për njeriun e zemrës: Të dua!

Pavarësisht se pak orë para nisjes së natës së parë të gjysmëfinales së “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi tregoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai ndodhej mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

I ulur bashkë me kolegët pas jurisë së festivalit, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një gjest i këngëtarit.

Gjatë performancës së një prej konkurrentëve të kategorisë “New Artist”, Flori mbajti në pjesën e syve një aparat në të cilin shkruhej një mesazh.

Në të shkruhej “Të dua mam” dhe mund të themi që është një ndër përshëndetjet e rralla të këngëtarit për njeriun e dashur për të.

Mbrëmjen e 6 dhjetorit ai performon këngën “Plas”, që është kthyer një ndër më të preferuarat për publikun brenda një jave.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com