Surpriza në ndeshjet e luajtura sot në NBA, me kampionët e Golden State që u mundën 100-98 nga Denver jashtë fushe. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, më e mirë për miqtë në pjesën e parë, ku u dalluan Curry me 30 pikë e Durant me 20 pikë e 11 rebaund, por që s’mjaftuan. Për Denver, që luajti më mirë në pjesën e dytë dhe ende nuk ka asnjë humbje këtë sezon, diferencën e bënë Harris me 28 pikë e Jokic me 23 pikë e 11 rebaund.
Humbet edhe Houston, që u mund 115-112 nga Clippers, një tjetër sfidë emocionuese dhe me rivalitet, me të dyja ekipet që dueluan deri në fund për fitore. Harris me 23 pikë e Gallinari me 20 ishin lider në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Harden për teksanët. Për Clippers ky është suksesi i parë sezonal.
Sacramento surprizon Oklahomën, duke fituar 131-120 jashtë fushe, ndeshje e dominuar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (të pestë titullarët e Sacramento realizuan mbi 10 pikë). Për Oklahomën u dallua Westbrook me 32 pikë e 12 rebaund, por që mbetën për statistikë. Jashtë fushe fiton edhe Atlanta, që mundi 133-111 Cleveland, fitore e lehtë e miqve, me Young që realizoi 35 pikë e 11 asist. Për Cavaliers kjo është humbja e tretë në kampionat.
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Atlanta, 111-133
Oklahoma – Sacramento, 120-131
Denver – Golden State, 100-98
Clippers – Houston, 115-112