Surpriza e Ibras, takon 12 futbollistët tajlandezë që u bllokuan në shpellë (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë dje pjesë e një surprize mjaft të veçantë. Sulmuesi suedez, ka qenë i ftuar në studion e emisionit televiziv të Ellen DeGeneres, ku është takuar me disa “kolegë” mjaft të veçantë. Bëhej fjalë për 12 fëmijët tajlandezë, të cilët pas një ndeshje futbolli me skuadrën e tyre mbetën të bllokuar për disa ditë në një shpellë pas përmbytjes së zonës. Djemtë ishin të ftuar në emisionin e famshëm televiziv ku treguan eksperiencën e tyre dhe se si mbijetuan në atë shpellë në kushte ekstreme derisa u shpëtuan nga zhytësit e shumtë që u mobilizuan. Në fund të emisionit, Ibrahimoviç hyri në studio dhe u bëri një surprizë të veçantë duke u dhuruar fanellat e tij të “LA Galaksi”. “Mendoja se jam guximtar, por këta janë më guximtarë se unë”, pranoi sulmuesi suedez.