Pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ky i fundit e ka edhe një tjetër shpresë për t’iu shmangur burgut dhe dorëheqjes nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. raporton se nëse Ademi nuk i bindet as vendimit të Gjykatës së Apelit, atëherë ka të drejt të ankohet edhe në Gjykatën Supreme.
Fjala e Supremes mund të jetë e fundit për fatin e Ademit në rast se vendos t’i ndjek të gjitha shkallët gjyqësore për t’u liruar nga akuzat që e rëndojnë për çka Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me nëntë muaj burgim efektiv. Tash për tash nuk dihet nëse Ademi do ta pranojë vendimin e Gjykatës së Apelit apo do t’i drejtohet Supremes. Express ka provuar ta kontaktoj Ademin, por kontakti me të ishte i pamundur.