Britania do të jetë superstrada më e madhe e dronëve automatikë në dy vitet e ardhshme. Dronët do të përdoren në autostradën 263 km të gjatë, Skyway, e cila do të lidhë qytezat e qytetet, përfshirë Cambridge dhe Rugby.
Projekti është pjesë e një fondi prej 273 milionë paund për sektorin e aerohapësirës dhe do të njoftohet sot nga sekretari i Biznesit, Kwasi Kwarteng.
Projekte të tjera përfshijnë dërgimin e dronëve të postës në Ishujt Scilly apo mjekime drejt Skocisë, që do të ndihmonin pacientët me kancer të trajtohen në komunitetet e tyre. Skyway ka si qëllim të lidhë rrugët qiellore deri në mesin e vitit 2014 dhe do të përfitojë mbi 12 milionë paund.