Klubi kinez i Guangzhou, sipas “International Times”, po përgatiti një super ofertë për mesfushorin e Romas, Ragjja Nainggolan, verën e ardhshme. Gjithmonë sipas këtyre zërave, skuadra kineze do t’i ofrojë lojtarit 12 milionë euro në sezon. Fabio Kannavaro, ish-mbrojtësi i Italisë dhe trajneri i
Guangzhou, është munduar ta marrë lojtarin që në merkaton e janarit, por Monçi, drejtori i përgjithshëm i klubit verdhekuq, ka refuzuar ofertat e bëra nga kinezët. Gjithsesi, ky qëndrim mund të ndryshojë verën e ardhshme. 29-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, që janë shoqëruar edhe me katër asistime. Vlera e tij në merkaton është 45 milionë euro.