Superman është shfaqur për herë të parë në disa libra komikë 80 vjet më parë. E ka shpëtuar botën më shumë se disa herë. Ka vdekur dhe është rikthyer në jetë. Herën e kaluar Supermani ishte kokë e këmbë në dashuri me Lois Lane.
Por në serinë e ardhshme hyn në një marrëdhënie të çuditshme. Në fakt, në “DC ‘Superman: Son of Kal-El’” do sjellë Supermanin e ri – Jon Kent, fëmija i Clark Kent dhe Lane. Ai është biseksual. Do të bjerë në dashuri edhe me Jay Nakamura, një reporter mashkull.