Një sipërmarrës 31-vjeçar i quajtur ‘Elon Musk kroat’ ka krijuar një supermakinë krejtësisht elektrik të aftë të arrijë 100 km në orë në vetëm 1.85 sekonda. Mate Rimac, i cili më parë krijonte bateri për kompani të mëdha automjetesh si Aston Martin, Renault dhe Koenigsegg, i dha mbiemrin e tij kësaj supermakine.
Rimac C_Two arrin 1914 kuaj fuqi nga katër motorë me magnet të përhershëm, të cilat e shtyjnë atë deri në një shpejtësi prej 400 km. Rimac C_Two është një makinë akoma edhe më e mirë se prodhimet e Tesla, pasi arrin shpejtësinë prej 100 km në orë gjysmë sekonde.