Lindja e Superligës Europiane ka tronditur botën e futbollit dhe më gjerë.
Këtë mëngjes, në fakt, lajmet patën një efekt pozitiv edhe në tregun e aksioneve. Juventusi, në mesin e 12 klubeve themeluese të këtij kompeticioni, ka fluturuar sot me + 8.54% në bursën ndërkombëtare. Tani për tani nuk ka efekt domino në aksionet e tjera të listuara për klubet e tjera italiane.
Pak më herët, Juventusi, me një shënim, konfirmoi se është bashkuar me projektin e Superligës Evropiane.
Në njoftimin për shtyp, ndër të tjera, bardhezinjtë specifikojnë se “klubet themeluese do të vazhdojnë të marrin pjesë në garat e tyre përkatëse kombëtare dhe, deri në fillimin aktual të Superligës, Juventusi beson se do të marrë pjesë në garat europiane, në të cilat ka të drejtë të hyjë”.