Një superkompjuter japonez ka treguar se lagështia mund të ketë efekt të madh në shpërndarjen e grimcave të virusit, duke dalë në rezultatin se në ambientet e mbyllura e të thatë përgjatë muajve të dimrit, rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh. Sipas studiuesve të gjigandit të kërkimeve Riken dhe Universitetit Kobe, përdorimi i lagështirës mund të ndihmojë në kufizimin e infeksionit gjatë kohës kur ventilimi i dritares nuk është i mundur.
Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku për të modeluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të ngjashme me virusin nga njerëzit e infektuar në një larmi ambientesh të mbyllura. Në rastet kur lagështira ishte 30% më e ulët, grimcat rezultuan në dyfishim sasie. Po ashtu, studimi sugjeroi se mburojat transparente të fytyrës nuk janë aq efektive sa maskat në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga ana tjetër, studimi tregoi se gjatë tryezave, qëndrimi përkrah njëri-tjetrit në tavolina është më i rrezikshëm se ai përballë.