Super talenti i Barcelonës, Ansu Fati, i është ofruar Arsenalit.
Daily Express thotë se menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes ka kontaktuar me Topçinjtë për t’i ofruar sulmuesin e ri.
Arsenali është i interesuar, megjithëse nuk kanë filluar bisedimet për një marrëveshje mes dy klubeve.
Barça është e gatshme ta shesë Fatin pasi kërkon të plotësojë kërkesat financiare të La Liga-s.
Nga ana e tij, Ansu Fati është i hapur për një largim nga Blaugrana këtë verë.