Werder Bremen ka kaluar në epërsi ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga. Pas vetëm pesë minutash lojë, Werderi e ka shënuar golin e epërsisë permes anësorit kosovar, Milot Rashica. Pas një aksioni mirë të kombinuar nga lojtarët vendas, Rashica shmangu mirë mbrojtësin kundërshtar, për ta dërguar topin në rrjet.
Ndryshe, Rashica e nisi vitin 2019 me gol ndaj Hannoverit, më pas shënoi në “DFB-Pokal” ndaj Dortmundit dhe sot ndaj Augsburgut.
Goli i Rashicës
https://www.youtube.com/watch?v=vMnLd1tCQdo