Shtohen zërat për largimin e Malcom nga Barcelona në merkaton e dimrit. Sulmuesi brazilian i cili aktualisht është i dëmtuar, nuk luan rregullisht dhe që nga starti i sezonit ka akumuluar vetëm 296 minuta në të gjitha kompeticionet, shumë pak për një lojtar që u ble 40 milionë euro. Duke parë situatën, Malcom mund të pranojë një ofertë konkrete që ka ardhur nga Kina për katalanasit dhe që ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e tij por dhe një pagë stratosferike për lojtarin brazilian.