Super kompjuteri parashikon Leeds Unitedin si fitues të Championship dhe rikthimin e tyre në Ligën Premier

Një Super Kompjuter ka parashikuar që Leeds United të fitojë Kampionatin duke u rikthyer në Ligën Premier për herë të parë që nga viti 2004. Leeds dështoi të rikthehet në kampionatin elitar të Anglisë sezonin e kaluar. Ata përfunduan në vendin e tretë pavarësisht se ishin në krye të tabelës në Krishtlindje.

Skuadra e Marcelo Bielsa ka humbur në Play-Off ndaj Derby County duke dështuar rikthimin në Ligën Premier. Por, një Super kompjuter tani ka mbështetur idenë se Leeds do të fitojë promovim në Ligën Premier sezonin e ri, pasi parashihet të përfundoj i pari.

West Bromwich Albion gjithashtu është parashikuar të kthehet në Ligën Premier, ndërsa Fulham, Cardiff City, Bristol City dhe Nottingham Forest parashikohet të gjitha në Play-Off.

Super Kompjuteri beson se Millwall, Reading dhe Barnsley do të bien nga kategoria e Championshipit.

Këtu është tabela e plotë e Super Kompjuterit përmes talkSPORT:

1.Leeds United (Kampion dhe promovohet në Ligën Premier)

2.West Bromwich Albion (Promovohet në Ligën Premier)

3.Fulham (Play-Off)

4.Cardiff City (Play-Off)

5.Briston City (Play-Off)

6.Nottingham Forest (Play-Off)

7.Brentford

8.Middlesbrough

9.Derby County

10.Huddersfield

11.Swansea City

12.Stoke City

13.Hull City

14.Sheffield Wednesday

15.Blackburn Rovers

16.Queens Park Rangers

17.Wigan Athletic

18.Charlton Athletic

19.Preston

20.Birminghamit

21.Luton

22.Millwall (bie nga kategoria)

23.Reading (bie nga kategoria)

24.Barnsley (bie nga kategoria)

Sezoni i ri 2019/20 fillon të premten në mbrëmje ndërsa Luton Town e pret Middlesbrough.