Jan Oblak do të qëndrojë te Atletico Madrid. Sikurse raporton tabloidi britanik “Daily Mail”, portieri i Atletico Madrid është gati të rinovojë kontratën e tij. Drejtuesit e Colchoneros janë gati të vendosin një super klauzolë prej 150 milionë euro, një sinjal i rëndësishëm duke konsideruar interesimin në rritje të Manchester United për sllovenin.