Futbolli i grave ka filluar që të marrë një vëmendje më të madhe kohëve të fundit. Ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë dyshimi te aftësitë e gjinisë femërore në futboll, mirëpo me golat që kemi parë të shënuara nga to dhe lojën e zhvilluar, atëherë nuk duhet të ekzistojë një dyshim i tillë, shkruan Gazeta Express. Ilaria Mauro, ka shënuar një supergol për skuadrën e saj, Fiorentinën në ndeshjen kundër Fortuna Hjorring në Ligën e Kampioneve. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0 për klubin italian. Sulmuesja 30-vjeçare nga Italia është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016, i ka 42 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola.
https://www.youtube.com/watch?v=5MtiWkAlHMs