Një histori që ka bërë xhiron nëpër botë si ajo e gruas londineze, Tracey Britten. Pesëdhjetë vjeçe, nënë e 3 fëmijëve dhe gjyshe e 8 nipërve e mbesave, ajo tani është shtatzënë me katër binjakë falë inseminimit artificial, të cilin ajo e ka kryer në një klinikë në Qipro.
Ka pasur kritika dhe polemika, por për ata që e akuzojnë atë për të qenë egoistë dhe të papërgjegjshëm, gruaja përgjigjet: “Askush nuk e kritikoi Mick Jaggerin për t’u bërë baba në moshën 73 vjeçare. Unë mund ta bëj edhe këtë”.
Pavarësisht nga sëmundjet e ndryshme për shkak të shtatzënisë, gruaja nuk mund të presë për të përqafuar fëmijët e saj. Do të duhet të presë të paktën 34 javë, kur bebet do të lindin falë lindjes cezariane.