Sulmuesi kosovar, BesartBerisha vijon të shfaq vlerat e tij në Australi. Futbollisti i skuadrës Melbourne Victory, ka qenë protagonistë ndaj WS Wanderers. Bomberi me origjinë shqiptare ka shënuar plotë tri gola në suksesin 0-3. Në minutën e 32-të Berisha kaloi skuadrën e tij në avantazhi, ndërsa golin e dytë në ndeshje e shënoi në minutën e 66-të. Për t’i vënë vulën, ai realizoi 8 minuta nga fundi dhe golin e tretë personal. Berisha merr dhe kryesimin e golashënuesve me 8 të realizuar në këtë sezon.