Osllo, 12 gusht – Gjykata në Osllo, i ka caktuar paraburgim 30 ditor 21 vjeçarit Filip Manshauz, i cili të shtunën hapi zjarr në xhaminë në periferi të Osllos, lajmëroi televizioni NRK.
Agjencia gjermane DPA thekson se dy javët e ardhshme Manshaus tërësisht do të izolohet, ndërsa gjithë kohën në paraburgim do të ketë ndalesë për korrespondencë me botën e jashtme dhe për vizita.
Djaloshi akuzohet për vrasjen e gjysmë motrën e tij dhe sulm terrorist. Para seancës gjyqësore i akuzuari ka deklaruar se gazetarëve u lejon regjistrim.
Kuadrot televizive treguan se në sallën gjyqësore është paraqitur me mavijosje rreth syve dhe plagë në fytyrë dhe qafë.
Më vonë Gjykata e mbylli seancën gjyqësore për opinionin.
Sipas avokates së tij, Uni Fris, sulmuesi Manshaus nuk e ka pranuar fatin dhe kërkon lirim.