Sulmuesi të cilit Barça ia tregoi derën, më efikasi në krejt Evropën

Në një ekip me plotë lojtarë, lojtari i 12-të zakonisht është ai që nuk ka vend në skemat e skuadrës, por gjithmonë janë aty kur është nevoja. Janë ata që kurrë nuk largohen dhe gjithmonë japin kurajo për futbollistët. Në Dortmund, kurrë nuk ka pasur dyshim se është kush është lojtari i 12-të. “Gelbe ëand” (muri i verdhë) i famshëm i vendosur në jug të Signal Iduna Park, me pothuajse 25,000 ‘shpirtra’ të pashoq. Dhe pastaj vie Paco Alcacer. Njeriu magjik i Dortmund këtë vit. Spanjolli ka një moment të tillë, që nëse ai luan 90 minuta në Bundesligë, numrat thonë se do të shënonte një het-trik për cdo lojë të luajtur, shkruan IndeksOnline.

Për fatin e rivalëve të tij, Lucien Favre preferon për momentin si rezervist. Alcacer ka gol cdo gjysmë orë (më saktësisht 29,5 minuta) që nga ardhja e tij në Gjermani. Numrat janë shumë më të larta se mesatarja, 1,33 gola për lojë dhe ende pa përfunduar një ndeshje të plotë.

Ja një krahasim me sulmuesit në liga kryesore:

Paco Alcácer (Dortmund / 8 gola) -> një gol çdo 29 ‘ minuta
Reiss Nelson (Hoffenheim / 6 gola) -> një gol çdo 55 ‘
Luka Jovic (E. Frankfurt / 9 gola) -> një çdo 62 ‘
Kylian Mbappé (PSG / 11 gola) -> një gol çdo 64 ‘
Alfred Finnbogason (Augsburg / 7 gola) -> një gol çdo 70 ‘
Emiliano Sala (Nantes / 11 gola) -> një gol çdo 77 ‘
Edinson Cavani (PSG / 8 gola) -> një gol çdo 82 ‘

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com