Uelington, 14 qershor – Australiani Brenton Tarant, i cili është akuzuar për vrasjen e 51 personave gjatë sulmeve ndaj dy xhamive në qytetin e Zelandës së Re, Krajstçrç në mars të këtij viti, sot para gjykatës u deklarua i pafajshëm sipas të gjitha pikave të aktakuzës.
Tarant, i cili me Gjykatën në Krajstçrç ka komunikuar përmes video-linkut, për secilën nga pikat e akuzës është shprehur përmes avokatëve të tij.
Seanca e ardhshme gjyqësore kundër Tarant është caktuar për më 16 gusht deri kur i është vazhduar paraburgimi.
Tarant sulmin e ka kryer më 15 mars kur me armë gjysmëautomatike ka gjuajtur ndaj besimtarëve mysliman të cilët ishin duke u falur në dy xhami në Krajstçrç. Tërë sulmin ai direkt e ka transmetuar në Facebook.