Sulmuesi nga Kosova rikthehet në Zvicër, firmos me gjigantët e Baselit

Andi Zeqiri rikthehet në Zvicër. Sulmuesi 23-vjeçar me origjinë nga Kosova është transferuar te Baseli në huazim me të drejtë blerjeje, teksa lajmin e ka dhënë vetë klubi i njohur helvet.

Futbollisti spikati pikërisht në Zvicër me Lozanën, para se të transferohej te Brighton në Premier League verën e 2020-ës, klub që ka ende pronësinë e kartonit të tij.

Sezonin e kaluar Zeqiri ishte në huazim te gjermanët e Augsburg, megjithatë në 22 ndeshje shënoi vetëm dy gola dhe klubi i Bundesligës vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes.

Advertisements

Tani sulmuesi rikthehet në Zvicër me synimin për të rigjetur formën më të mirë. Andi Zeqiri u bë protagonist verën e 2020-ës, pasi premtoi se do të luante me Kosovën, por në fund ndërroi mendje dhe veshi fanellën e Zvicrës.