Brenton Tarant, i cili kreu sulme në dy xhami në Krajstçërç, Zelanda e Re, gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Supreme, përmes video lidhjes e pranoi fajin për 51 akuza për vrasje, 40 tentativa për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.
“Ai do të dënohet për çdo krim që ka kryer. Pranimi i fajit është një hap i rëndësishëm në shqiptimin e dënimit”, tha gjyqtari Kameron Mander, kryetar i këshillit gjyqësor.
Tarant është në paraburgim që nga 15 marsi i vitit 2019, kur u arrestua dhe u akuzua për gjuajtje me armë gjysmë automatike ndaj myslimanëve që ishin mbledhur për lutje në dy xhami në Krajtçërç, ndërsa krimin e transmetoi drejtpërdrejt në Fejsbuk.
Pranimi i fajit ngai Tarant e bën të panevojshëm procedurën e mëtutjeshme gjyqësore, që duhej të fillonte në qershor, ndërsa Këshilli gjyqësor do të vazhdojë të miratojë aktgjykime për gjithsej 92 pika të aktakuzës.