Policia turke arriti ta konfirmojë identitetin e sulmuesit në klubin e natës “Reina” gjatë festimit të Vitit të Ri, kur janë vrarë 39 persona, publikoi gazeta “Dejli Sabah”. Gazeta potencon se me siguri sulmuesi është uzbekistanezi Abdulgadir Masharipov, i njohur si Abu Muhamed Horasan. Policia turke intensivisht gjurmon pas të dyshuarit, i cili ende është në arrati. Hetimi konfirmoi se sulmuesi gjatë sulmit ka ndërruar gjashtë sharzherë dhe ka shtënë më shumë se 180 plumba. Persona zyrtarë turq paraprakisht kumtuan se është identifikuar identiteti i sulmuesit, por nuk e zbuluan emrin e tij, ndërsa mediat publikuan fotografi të Jehe Mashparov, i lindur më 2 gusht të vitit 1988 në Kirgistan, për të cilin besonin se është autor i sulmit.