Gregoire Defrel mund të cilësohet plotësisht një futbollist i Sampdorias, ndonëse për zyrtarizimin do të duhet të pritet edhe disa orë. Klubi gjenovez ka gjetur marrëveshjen me Romën, për të marrë francezin në huazim një vjeçar kundrejt një milionë eurove, me detyrimin për ta blerë verën e ardhshme për 13.5 milionë euro.
Marrëveshja ka lënë të kënaqur të gjithë palët, ndërsa aktualisht menaxheri i Defrel po diskuton për kontratën e klientit të tij me skuadrën e Sampdorias.
Defrel ishte një kërkesë specifike e trajnerit De Francesco, që e ka pasur sulmuesin nën urdhrat e tij edhe te Sassuolo e Roma, skuadra që i ka drejtuar më herët.