Jermaine Defoe ka pësuar një aksident në Glasgow dhe pavarësisht se në shikim të parë duket shumë i rëndë, fatmirësisht ai është në gjendje të mirë fizike. Ylli i Rangers u përfshi në këtë aksident në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:00, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
“Jam mirë, jam shumë mirë. Unë thjesht do të shkoj në shtëpi dhe do të pushoj. Ende i tronditur, por jam i gjithi mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, përsëri”, ka thënë Defoe.
Kujtojmë se para këtij aksidenti ai kishte shënuar gol në fitoren 5-0 të Rangers kundër Aberdeen, pasi u inkuadrua në pjesën e dytë.
Jermain Defoe has been involved in a car accident in the last half an hour. pic.twitter.com/byZJPaaF8p
— Rangers Circle (@RangersCircle) September 28, 2019