Jurgen Klopp mesa duket e ka vendosur. Sipas revistës franceze Le10Sport, trajneri gjerman kërkon të blejë Malcom e Barcelona-s. Braziliani thuhet të jetë objektivi nr. 1 i Liverpool për merkaton e verës. Malcom u transferua nga Girodins Bordeaux te Barcelona për 41 milionë euro gjatë verës, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Sulmuesi anësor është aktivizuar vetëm 14 herë në të gjithë kompeticionet për katalanasit. Dhe Liverpool kërkon ta shfrytëzojë situatën e vështirë që po kalon 21-vjeçari në Barcelonë për ta tërhequr në Anfield. Barça nuk kërkon ta shesë lojtarin, por mund të jetë e detyruar nëse vetë lojtari do të insistojë për largimin.