Dhjetë persona janë arrestuar në Francë, si persona të dyshuar për sulme të xhamive dhe se gjithashtu kanë dashur që të vrasin politikanë. Ndër të arrestuarit është edhe një zëdhënës i AFP. Burimi mediatik thotë se janë vënë në pranga dhjetë vetë të moshës nga 18 në 25 vjeç. Ata kishin bindje të djathta ekstreme. Një tjetër burim ka thënë se në shënjestër ka qenë zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Christophe Castaner dhe udhëheqësi radikal Jean-Luc Melenchon. Të dyshuarit ka fakte të arsyeshme se kishin vënë në shënjestër të sulmeve edhe xhamitë, sikundër emigrantët. Ata kanë qenë në një fazë të hershme të përgatitjes së sulmeve, shkruan media “Hindustan Times”. Të gjithë të dyshuarit besohet se kanë lidhje me Logan Alexandre Nisin, një person njohur për radikalizmin e tij të djathtë. Nisin 21 vjeç u akuzua në muajin korrik nga autoritetet për racizëm, pasi kishte sulmuar emigrantët, xhihadistët. Ai kishte planifikuar të godasë zezakët, xhihadistët, emigrantët dhe “llumin”. Prokurorët vendorë janë duke e hetuar rastin, para se ta marrin në dorë prokurorët antiterroristë.