Sulmon policët me kaçavidë gjatë arrestimit

Gostivar, 22 maj – Pjesëtarët e policisë së Gostivarit, të martën mbrëma rreth orës 21 e 30 minuta, pas një denoncimi paraprak, kanë arrestuar 20 vjeçarin D.Gj. nga fshati Leunovë e Gostivarit. Gjatë arrestimit, D.Gj. ka kundërshtuar urdhrat e pjesëtarëve të policisë dhe me një mjet të mprehtë, që dyshohet se ka qenë një kaçavidë, është munduar ti sulmoj, por ka qenë i penguar. Njëzetë vjeçari D.Gj. është mbajtur në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)