Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kishin sulmuar me thikë një tjetër.
Si pasojë e sulmit me thikë nga njëri prej të dyshuarve viktima kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Në lidhje me rastin është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë të ftohta – thika.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.