Trajneri i Bayern Niko Kovac ka folur në konferencën e shtypit për kritikat e marra nga Rafinha. Ai ka reaguar pas sulmit që i bëri braziliani disa ditë më parë, i cili e akuzoi për mungesë respekti. “Askush nuk është mbi ekipin dhe askush nuk mund të kritikojë në atë mënyrë trajnerin publikisht,” shprehet Kovac.
“E kemi sqaruar këtë çështje, ai ka kërkuar falje përpara skuadrës.” Më pas trajneri bavarez ka folur edhe për gjendjen e skuadrës, por nuk ka dashur të flasë për Thomas Muller, i cili katër ndeshjet e fundit është ulur në stol. “Sot dua të flas për lojtarët që janë aktivizuar,” vijon kroati. “Na duhen patjetër tre pikët ndaj Gladbach. Me Borussia-n do të jetë një garë deri në finish.”