Sulmuesi danez, Niklas Bendtner, është dënuar me 50 ditë burg, për sulm ndaj një taksisti në muajin shtator, por doli nga salla e gjyqit në qytetin e Kopenhagenit, pasi e ka apeluar menjëherë këtë vendim.
30-vjeçari, i cili luan për Rosenborgun në Norvegji, e ka apeluar këtë vendim, dhe avokati i tij deklaroi se Bendtner do të jetë i lirë, deri kur një gjykatë më e lartë të marrë vendimin e saj.
Incidenti i kapur nga një kamerë sigurie, ka ndodhur në Shtator, dhe ish-sulmuesi i Juves dhe Arsenalit, duket teksa sulmon në fytyrë një taksist. Sulmuesi e ka pranuar që e ka goditur taksistin ën fytyrë, por tha se u ndje i kërcënuar kur shoferi i hodhi një shishe drejt tij dhe të dashurës së tij, kur po dilnin nga makina pa paguar.