Sulmoi gruan, arrestohet tetovari

Të enjten mbrëma pas mesnate, pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë privuar nga liria 50 vjeçarin me iniciale R.D nga Tetova, i cili më herët ishte denoncuar nga gruaja e tij 40 vjeçare se është sjellur në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Personi në fjalë është mbajtur në stacionin policor për zbardhjen e rastit.